FSHF: Ndeshja Bylis-Tirana po hetohet, po kërkojmë informacione te "Bet Radar"

FSHF: Ndeshja Bylis-Tirana po hetohet, po kërkojmë…

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për herë të parë në lidhje me dyshimet për ndeshjen e vajtjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Bylis dhe Tiranës.

“Qeveria” e futbollit në vend, bën të ditur se, kanë nisur hetimet, teksa është kërkuar edhe informacion në kompaninë që bashkëpunon me UEFA-n.

Po në lidhje me bastet sportive është kërkuar informacion te “Bet Radar”.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv, se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis-Tirana (2-1),

e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s.

Kjo, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.

Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimarrje, në rast se do të ketë prova”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit