Fshinë provat e vrasjes, burg për dy punonjësit e hotel Greccia në Dhërmi

Fshinë provat e vrasjes, burg për dy…

Arrest me burg ka vendosur gjykata e Vlorës për dy punonjësit e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, të cilët ndihmuan pronarin e tyre Gerald Shehu për të larguar trupin e pajetë të recepsionistit Eraldo Nevruzi i cili u vra me dy plumba në ambientet e hotelit.

Daniel Qose 33-vjeç dhe David Larti 30-vjeç, akuzohen se ndihmuan Gerald Shehun që të fusë trupin e 31-vjeçari Nevruzi në qese të zeza mbeturinash më pas në automjetin audi A8 për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë seancës që u mbajt me dyer të mbyllura, mësohet se të dy shtetasit nga Korça kanë shfaqur pendesë për veprimet e tyre.

Ata janë shprehur se jemi të penduar dhe kemi vepruar sepse pronari nga ka kërcënuar. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata vendosi t’i lerë në burg këta dy të rinj pasi ka prova të pakundërshtueshme që vërtetojë përfshirjen e tyre në krim.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pas mesnatës së të mërkurës së 5 qershorit, rreth orës 01:00 të datës 6 qershor në hotel ‘Greccia’ ku 31-vjeçari Eraldo Nevruzi punonte si recepsionist. Ai kishte vetëm 5 ditë që kishte nisur punë në këtë biznes. Ishte Gerald Shehu ai që e futi të ndjerin në një nga dhomat e hotelit, duke e qëlluar me dy plumba. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta!

Më pas me ndihmën e punonjësve të dënuar sot, ai e futi trupin e 31-vjeçart në automjetin e tij dhe e hodhi në brendësi të një guroreje në një zonë malore afër fshatit Vuno. Trupi i Eraldos u gjet pas 24 orësh nga Policia, pasi autori u arrestua në Greqi në tentativë për t’u arratisur në Angli dhe tregoi se ku e kishte fshehur punonjësin të cilit i mori jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit