Fugona policie dhe dy ambulanca| Vuçiç në Elbasan me masa të rrepta sigurie

Fugona policie dhe dy ambulanca| Vuçiç në…

Ishte njoftuar më herët se vizita e Aleksandër Vuçiç pritej të sillte trazira në Tiranë e aq më tepër në vendet ku ai së bashku me homologët do të zhvillonin takimet për “Ballkanin e Hapur”. Para pak minutash në Elbasan ka mbërritur nën masa mjaft të rrepta sigurie presidenti i Serbisë, ku do të ketë një darkë zyrtare me Ramën dhe Zoran Zaev.

Burime bëjnë me dije se autoritetet shqiptare janë kujdesur që në mbërritjen e tij në Rinas për sigurinë e grupit që e shoqëron. Mediat serbe aluduan se në aeroport, Vuçiç mund të përballej me protestuesë, ndaj Policia e Shtetit mori masa që udhëtimi i tij drejt Elbasanit të jetë i sigurtë. Disa makina police, fugona, e madje dy ambulanca do të qendrojnë pranë takimit në Elbasan.

Përtej protokolleve zyrtare të çdo delegacioni që udhëton në një shtet tjetër, presidenti serb gjatë vizitave në Shqipëri është kujdesur që edhe mbrojtjen e tij personale të ketë në nivelet më të larta. Vizita të tilla sjellin gjithmonë tension, ku kujtojmë se për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi në “Elbasan Arena”, kreu i shtetit serb kishte sjell me vete edhe agjentë secret për të kontrolluar gjithë perimetrin e sigurisë, përtej forcave shqiptare të pozicionuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit