Fundi i botës? Zbulohet misteri i deleve që ecën në formë rrethore për 12 ditë

Fundi i botës? Zbulohet misteri i deleve…

Një video e tufës së deleve në Kinë që ecën 12 ditë pa pushim duke u rrotulluar është bërë virale. Në video delet shihen duke u rrotulluar vazhdimisht në një fermë në Kinën veriore.

Pronari i fermës, tha se gjithaçka filloi me disa dele por shumë shpejt iu bashkuan dhe anëtarët e tjerë të tufës. Në fermë ka gjithsej 34 grupe delesh por lëvizjen rrethore e bënë vetëm ato në grupin numër 13.

U zhvilluan teori konspirative që shkuan aq larg sa të flitej për një shenjë që tregonte fundin e botës. Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi i sjelljes së deleve ka shkaqe krejtësisht të natyrshme

Ajo nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin pas 48 orësh.

Siç thuhet në Manualin Veterinar Merck, sjellja sociale e deleve dominohet nga modeli i tufës në të cilin lëvizjet e kafshëve kontrollohen dhe njësitë mbrohen nga gjuetarët duke u larguar nga rreziku si grup.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit