Kompleksi “Partizani” shënon fundin e karrierës politike të Sali Berishës. Caktimi i masës “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin dhe vazhdimi i mundshëm i hetimeve, përjashton Berishën nga mundësia për të kandiduar në zgjedhjet e vitit 2025. Kjo për shkak të ligjit të dekriminalizimin, i miratuar në vitin 2015, i cili ka për qëllim lënien jashtë listave për kandidatët që kanë pasur çështje të hapura me drejtësinë.
SPAK ka kërkuar që Berisha të paraqitet për t’u marrë në pyetje, por ish-kryeministri ka refuzuar të shkojë. Sipas tij, privilegjet dhe imuniteti që i jep statusi i deputetit, e bën të mos jetë i obliguar t’i paraqitet dhe t’i vihet në dispozicion institucioneve të drejtësisë. Në gjyq Berisha ka dërguar vetëm avokatët e tij, për t’u shmangur qoftë edhe fotografimit të tij në dyert e SPAK.
Por çfarë thotë ligji konkretisht për rastet kur aplikantët për deputetë kanë të shkuar të errët me drejtësinë?!
LIGJ Nr. 138/2015
PËR GARANTIMIN E INTEGRITETIT TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE. Në mbështetje të neneve 6/1, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:
- Qëllimi i këtij ligji është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, të administratës publike, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to, apo largimit nga funksioni publik të personave, të cilët janë dënuar apo ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jopërfundimtar për kryerjen të krimeve, sipas këtij ligji.
Neni 2
Ndalimi për kandidim dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik - Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë
Në bazë të ligjit, ndaj Sali Berishës është marrë një masë sigurie (detyrim paraqitje) dhe për këto arsye, me shumë gjasë i hiqet e drejta për të kandiduar si deputet dhe nga çdo funksion tjetër publik. Kjo është më e pakta që mund t’i ndodh ish-kryeministri, në rast se SPAK nuk vërteton që edhe Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarve, e më pas të dënohet për korrupsion dhe përfshirje në tjetërsimin e pronës së kompleksit “Partizani”.