Gene Hackman, një nga aktorët më të mëdhenj të Hollivudit dhe fitues i dy çmimeve Oscar, ka jetuar një jetë të mbushur me suksese dhe miqësi me aktorë të famshëm, duke luajtur në shumë role historike. Por fundi i tij ishte shumë tragjik.
Hackman, 95 vjeç, vdiq nga probleme të zemrës, disa ditë pas vdekjes së gruas së tij, Betsy Arakawa, 65 vjeçe, që humbi jetën nga sindroma pleumonare hantavirus, një sëmundje që transmetohet nga minjtë.
Aktori mund të ketë kaluar shtatë ditë në vilën e tij të madhe pa partneren e tij trupi i së cilës kishte filluar të dekompozohej. Ajo kishte qëndruar pranë tij për tri dekada, duke u kujdesur dhe ushqyer. Trupat e çiftit u gjetën në dhoma të ndryshme.
Sipas autopsisë, Hackman kishte vdekur nga problemet e zemrës. . Aktiviteti i fundit i regjistruar i stimuluesit të tij kardiak ka qenë më datën 18 shkurt. Autopsia tregoi gjithashtu se stomaku i tij ishte bosh. Ndërsa Betsy nga sindroma pleumonare hantavirus, që transmetohet kryesisht nga kontakti me sekrecionet ose feçet e brejtësve që bartin këtë virus.