Fundi tragjik/ Nusja 21-vjeçare vdes një orë pas dasmës, akoma pa hequr fustanin e nusërisë

Fundi tragjik/ Nusja 21-vjeçare vdes një orë…

Një atak në zemër i mori jetën kësaj nuseje të re, e cila nuk arriti t’i gëzohej ditëve pas martesës. Një orë pasi përfundoi dasma Isra Shaaban po ndihej e rraskapitur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef. 

Akoma e veshur me fustanin e nusërisë, ajo i kishte thënë familjes se kishte dhimbje të forta në gjoks. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.

“Nusja ndjeu lodhje dhe dhimbje të mprehta në bark dhe gjoks pas përfundimit të dasmës. Ajo i kërkoi familjes së saj që të mos e linin vetëm dhe familjarët e dërguan në spital ku dha dhe frymën e fundit”, tha një fshatar.

Sipas raporteve lokale, shumë fshatarë kishin marrë pjesë në funeralin e gruas së re.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit