Fundoset ‘bosi’ shqiptar i drogës në Angli, kishte ngritur platacionet e kanabisit me vlerë 1 milion paund

Fundoset ‘bosi’ shqiptar i drogës në Angli,…

Një gjykatë në Britani të Madhe ka lënë në burg një shqiptar që u zbulua në dy plantacione kanabisi me vlerë 1 milion paund.

Vladimir Murrja, 40 vjeç, pranoi para gjykatës së Sheffield kultivimin e kanabisit. Ai ishte arrestuar më herët, pasi policia zbuloi se kishte lidhje me dy sera kanabisi në Sheffield dhe në Doncaster.

Vlera e drogës së kultivuar shkonte në 1 milion paund.

Shqiptari që nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, u deklarua fajtor dhe po pret vendimin final nga gjykata.

Ayesha Smart, avokate, tha se Murrja ka një partnere dhe një fëmijë dhe nuk ka asnjë dënim të mëparshëm dhe ai është dërguar në paraburgim ndërsa pret dënimin e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit