Fundoset gomonia me emigrantë në ujërat greke, vdesin 3 fëmijë të mitur

Fundoset gomonia me emigrantë në ujërat greke,…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujërat greke, ku një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm është fundosur. Si pasojë kanë humbur jetën tri vajza të mitura 4, 7 dhe 10 vjeç, sipas nënës së tyre.

19 persona janë shpëtuar, mes tyre tetë fëmijë, më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh. Operacioni i shpëtimit filloi kur tre emigrantë u gjendën në qytetin e Kios këtë mëngjes dhe informuan autoritetet për njerëzit e mbetur të bllokuar në bregun shkëmbor të Kardamylos, Kios.

Në vendngjarje tentuan të mbërrijnë forcat e Autoritetit Portual të Kios dhe të Stacionit Portual të Kardamylos, ndërsa kërkimi u krye edhe nga deti me tre skaf dhe një helikopter i Rojës Bregdetare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit