Furgoni e përplas teksa po kalonte rrugën, vdes gruaja në Lushnje

Furgoni e përplas teksa po kalonte rrugën,…

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Lushnje, ku një mjet furgon ka përplasur një të moshuar, e cila ishte duke kaluar rrugën.

Burime bëjnë me dije se ka qenë e moshuara që i ka prerë rrugën furgonit të mallrave, i cili nuk ka frenuar në kohë dhe për pasojë përplasja ka qenë fatale.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit