Furnizoi Anglinë me drogë, krimineli shqiptar do ekstradohet në atdhe

Furnizoi Anglinë me drogë, krimineli shqiptar do…

Një 39-vjeçar shqiptar i identifikuar si Erald Mema, i cili është arrestuar në Angli pritet që të ekstradohet në Shqipëri.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Mema është një nga 40 kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë që është arrestuar në Britaninë e Madhe.

Ai është dënuar me 25 vite burgim në vitin 2018 në këtë shtet, pasi ka furnizuar me kokainë gjithë Britaninë.

Por pas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë për transferimin e të burgosurve, Mema është një nga përfituesit kryesor. Me ekstradimin e tij në atdhe, ai do të përfitojë të takojë familjarë dhe të afërm, ndërsa sipas Daily Mail, mund të lirohet edhe më parë se dënimi që është vendosur ndaj tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit