Furtunë ndryshimesh/ Këta janë drejtuesit që do të lëvizin në polici

Furtunë ndryshimesh/ Këta janë drejtuesit që do…

Me urdher të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu janë lëvizur disa drejtues të uniformave blu.

Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se, Ferdinand Mara nga kabineti i Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar Drejtor i Policisë në Korçë.

Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emëruar drejtor policie në Berat.

Bledar Çeliku nga drejtor në drejtorinë e përgjithshme kalon drejtor policie në Fier. Andin Marku, ish-drejtor Fier shkon drejtor kufiri në Korçë. Drejtori i kufirit në Korçë, Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër.

Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit