FUSHA fiton kudo/2.3 miliardë të tjera nga Drejtoria Rajonale OSSH Durrës

FUSHA fiton kudo/2.3 miliardë të tjera nga…

Nuk ndalet FUSHA miq! Firma e tij duket se është një ndër më të preferuarat e Rilindjes për të marrë miliardat njëra pas tjetrës. Fusha fiton kudo, në pastrim, në ndërtim e tani edhe në energji. Bëhet fjalë për jo pak, por për plot 2.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH që i ka marrë me “një të rënë të lapsit”.

Më konkretisht bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-83409-12-29-2020 dhe me objekt “Ndërtim i linjës 20kV të F9,N/Stacioni Sallmone, ndërtimi i kabinave 20kV dhe i rrjetit TU me kabëll ABC , Loti II”. Fondi limit i tenderit është 191,692,220 lëkë të reja pa TVSH ndërsa FUSHA është shpallur fitues më vlerën 187,531,019 lëkë të reja pa TVSH.

Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, shikohet se vlera e ofruar nga FUSHA është sa 97.82% e vlerës së fondit limit, pra praktikisht FUSHA ka ofruar thuajse njëlloj. Siç tashmë dihet prej kohësh, një afërsi e tillë mes vlerës fituese dhe fondit limit krijon dyshime tepër të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar me kohë. Jëtë e përforëcon ehe fakti se FUSHA ka garuar i vetëm, pa asnjë firmë tjetër konkurrente./JOQ ALBANIA/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit