Fushatë me premtime boshe/ Shqiptarët rrezikohen nga ndotja, askush nuk flet për këtë shqetësim

Fushatë me premtime boshe/ Shqiptarët rrezikohen nga…

Lufta për të kapur sa më shumë bashki në zgjedhjet e 14 majit, ka bërë që kandidatët të mbajnë fjalime propagandistike, pa orientim të duhur te problemet kryesore të qyteteve. Në Tiranë premtohen pemë dhe urban falas, në Durrës premtohet rindërtimi dhe luftë kundër korrupsionit, në Elbasan premtohet punësim dhe luftë ndaj bandave. Premtime të njejta me fushatat e kaluara por që nuk kanë pika konkrete.

Pavarësisht se kush do të jenë kryetarët e rinj, bashkitë në Shqipëri kanë një problem të përbashkët, ndtjen e ndotjen e mjedisit. Në “Forumin për Ndotjen 2023”, 31 organizata mjedisore e cilësuan ndotjen e ajrit si “rrezikun kryesor të shëndetit të shqiptarëve.” Tirana, Korça, Elbasani, janë disa nga qytetet më të ndotura në Shqipëri, për të cilat ende nuk ka premtime reale për këtë problematikë.

Ekspertët e mjedisit kanë vënë re një përkeqësim në raport me një vit më parë. Grimcat e pluhurit të dukshme dhe të padukshme dhe dioksidi i azotit, sipas tyre i tejkalon normat e ndotjes. Por përveç ajrit, ndotja e ujit është një tjetër shqetësim. Pas vrojtimeve dhe analizave të kryera nga organizatat mjedisor rezulton se vetëm 14% e ujit që derdhet në det i nënshtrohet pastrimit. Pjesa tjetër vijon të rrezikojë zinxhirin ushqimor e për rrjedhojë edhe shëndetin e qytetarëve .

Referuar të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, shqiptarët janë ndër popujt që paguajnë më shumë taksa mjedisore. Nga ana tjetër, thuajse të gjitha bashkitë i kushtojë pak vëmendje ndotjes duke shpenzuar vetëm një pjesë të vogël të buxhetit të tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit