Fushë-Krujë/ Arrestohet babai që dhunonte vajzën, kundërshtoi edhe policinë

Fushë-Krujë/ Arrestohet babai që dhunonte vajzën, kundërshtoi…

Një 60-vjeçar nga Fushë-Kruja u arrestua pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Sipas policisë në pranga përfundoi Gj. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zallë, i cili përveç dhunës nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë.

60-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit