Fushë-Krujë: Dy të moshuar humbin ndjenjat gjatë shpërndarjes së pensioneve

Fushë-Krujë: Dy të moshuar humbin ndjenjat gjatë…

Dy të moshuar kanë humbur ndjenjat gjatë shpërndarjes së pensioneve në qytetin e Fushë-Krujës, një proces i shoqëruar me radhë të tejzgjatura dhe lodhje.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si “Ish dega ushtarake”, ku funksionon vetëm një zyrë për të gjithë pensionistët e zonës. Mungesa e organizimit dhe fluksi i lartë i qytetarëve ka sjellë një situatë të rëndë, që sipas dëshmitarëve përsëritet prej kohësh.

“Vjehrri im priti mbi tre orë në këmbë dhe nuk arriti të përfundonte punën. Janë kushte të padenja për moshën e tretë. Dy të moshuar humbën ndjenjat për shkak të lodhjes dhe mungesës së ndihmës së shpejtë,” – tha një qytetare.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse, përfshirë Bashkinë e Krujës, Postën Shqiptare dhe Ministrinë e Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale, që të marrin masa të menjëhershme për të përmirësuar procesin dhe për të garantuar kushte dinjitoze për pensionistët.

Sipas qytetarëve, kjo situatë ndodh vazhdimisht, sidomos në ditët e para të muajit, kur nis shpërndarja e pensioneve, dhe është bërë një barrë e rëndë për të moshuarit që shpesh përballen me orë të gjata pritjeje pa ujë, stola apo ndihmë mjekësore.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje, shikoni ca behet tek shpërndarja e pensioneve ne fushkruje, eshte nje katastrofë e vërtetë njerëz te moshuar. 2 te moshuar iu ra te fiket nga radha e madhe

Tek ish dega ushtarake keshtu quhet , aty e kane lene nje zyre  dhe behet shpërndarja aty , por here për herë keshtu behet ska ma keq per ate zot me te ardh keq per te moshuarit. Vjerri nga 3 ore tu prit edhe nuk mbaroj pune . Ju lutem postojni. Anonim  ju lutem.  Pune te mbare

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit