Fushë-Krujë/ Gjyshi përplas aksidentalisht për vdekje mbesën 1 vjeç e gjysmë

Fushë-Krujë/ Gjyshi përplas aksidentalisht për vdekje mbesën…

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Vogëlushja është përplasur aksidentalisht për vdekje nga gjyshi. Deri më tani lidhur me këtë ngjarje nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia, priten më tepër detaje në vijim.

Martin Kaci, teksa ishte duke ecur indietro me makinë në oborrin e banesës ka përplasur mbesën e tij të mitur, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit