Fushë-Krujë,  makina përplas motorin, një person në gjendje të rëndë

Fushë-Krujë,  makina përplas motorin, një person në…

Një drejtues motoçiklete ka mbetur i dëmtuar rëndë pas një karambolimi me një autoveturë të tipit “Volkswsgen GOLF” me targa “AB 969 AA”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para 1 ore në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës, në rrugën nacionale Fushë-Krujë-Durrës.

Sotir Vuka, 52 vjeç, drejtues i motoçikletës tip “Scuter” me targë “AL 988” është goditur nga automjeti tip “Volkswagen Golf”.

Ky i fundit drejtohej nga shtetasi me inicialet Z.Ll. 34 vjeç nga Laçi.

I lënduari është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa drejtuesi i makinës po merret në pyetje nga policia, për të kuptuar rrethanat e aksidentit.

Dyshimet e para janë se, shkak për këtë përplasje, është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po drejtonte makinën qytetari.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit