Fushë-Krujë, shpërthim tritoli në oborrin e një banese

Fushë-Krujë, shpërthim tritoli në oborrin e një…

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë. Lënda plasëse është vendosur në oborrin e një shtëpie.

Shtëpia ishte në pronë të shtetasit M. B., 54 vjeç. Sipas policisë, nuk ka patur të lënduar , por vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende nëse shtetasi ka patur konflikte të mëparshme.

Njoftimi i plotë:

Fushë Krujë/Informacion paraprakRreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit