"Fut e bjer" te Ministria e Brendshme: Shoferët rrihen me leva në mes të rrugës

“Fut e bjer” te Ministria e Brendshme:…

Një konflikt i dhunshëm mes dy drejtues mjetesh ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta në qendër të kryqëzimit pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur pas një debati rrugor mes shoferit të një autobusi dhe drejtuesit të një automjeti tjetër. Shkëmbimi i fjalëve është përshkallëzuar me shpejtësi, ku të dy shoferët kanë nxjerrë leva dhe janë goditur me egërsi me njëri-tjetrin në sy të kalimtarëve.

Nga përplasja e dhunshme, të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar dëmtime të shumta trupore.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e Policisë së Tiranës, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë vënë në pranga të dy shoferët e përfshirë në konflikt. Materialet përkatëse po i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit