Futbolli italian në zi, shuhet Mario Korso, legjendë e Interit të madh të Herrerës

Futbolli italian në zi, shuhet Mario Korso,…

Futbolli italian është zgjuar në zi sot kur ka mësuar humbjen e njërit prej talenteve më të mëdhenj të së shkuarës. Mario Korso, sallaksi fenomenal i Interit të Madh të viteve ’70, ka ndërruar jetë në spital ku gjendej shtruar prej disa ditësh. Më 25 gusht do të festonte 79-vjetorin.

Korso, një nga emrat më të mëdhenj të Interit të Anxhelo Moratit që bashkë me Sartin, Pikin, Faketin, Pieron, Tanjin, Milanin dhe Landinin formuan një super ekip kampionësh. 16 sezone zikaltër përpara se ta mbyllte karrierën te Xhenoa. Dy Kupa Kampionësh, dy Kupa Interkontinentale, tre tituj të Serie A me fanellën zikaltër, e bëjnë Korson një nga më të mëdhenjtë e futbollit italian./Gazetaatdheu.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit