Futbolli proteston ndaj Qeverisë! Bojkoton kampionatin nëse nuk plotësohen këto 4 kushte

Futbolli proteston ndaj Qeverisë! Bojkoton kampionatin nëse…

 

Aktorët e futbollit në Shqipëri nuk janë aspak të kënaqur nga qeveria dhe premtimet që ajo i ka bërë.

Ditën e sotme, përfaqësues të 10 klubeve të Kategorisë Superiore, patën një takim me Ligën Profesioniste.

Ata kanë vendosur bojkotimin e kampionatit të ri të futbollit që fillon më 12 shtator, nëse nuk plotësohen 4 kushte që kanë parashtruar.

  1. Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.
  2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
  3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
  4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit