Yvan Zouzou, një 21-vjeçar futbollist, është ndaluar i dyshuar se siguronte viza turistike të falsifikuara për shtetas të huaj.
Në njoftimin e policisë thuhet se ai kishte si qëllim sigurimin e hyrjes në Shqipëri dhe kalimin e paligjshëm në vendet e BE-së.
Përveç Zouzou, janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë që ndihmonin në veprimtarinë e tij.
Policia ka sekuestruar 13 viza të dyshuara të falsifikuara, mandate transfertash, dokumente të tjera dhe dy celularë. Ky operacion është realizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, me qëllim parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufijve. Policia po vazhdon punën për identifikimin e individëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale