Futbollisti i Tenerife përplaset me portierin kundërshtar: Pëson arrest kardiak, humb jetën në spital

Futbollisti i Tenerife përplaset me portierin kundërshtar:…

Futbolli spanjoll është në zi pas ndarjes nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel Alameda, i cili nuk arriti t’u mbijetonte komplikacioneve shëndetësore pas një përplasjeje të fortë gjatë ndeshjes kundër Andorrës.

Futbollisti u përplas gjatë lojës me portierin kundërshtar, Jesus Owono, dhe pas incidentit pësoi arrest kardiak. Ai u transportua me urgjencë në spital, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ndërroi jetë mëngjesin e së martës, 3 nëntor.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga klubi i Tenerifes përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen për humbjen e lojtarit dhe solidaritetin me familjarët e tij.

Në mesazhin e publikuar, klubi bëri të ditur se e gjithë familja sportive është e tronditur nga kjo tragjedi, ndërsa përcolli ngushëllimet për të afërmit dhe miqtë e futbollistit.

Familja e lojtarit ka falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje në këto momente të vështira, duke kërkuar gjithashtu respektimin e privatësisë së tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit