Futet në det, humb jetën 72-vjeçari në Vlorë

Futet në det, humb jetën 72-vjeçari në…

Një i moshuar ka humbur jetën në Vlorë, pasi është futur në det.

“Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F.H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72-vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave”, njoftoi policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit