Futi 800 kg duhan kontrabandë në Kukës, prangoset 38-vjeçari

Futi 800 kg duhan kontrabandë në Kukës,…

Një 38-vjeçar me inicialet E.A., është vënë në pranga pasi akuzohet për futjen e mallrave kontrabandë në Shqipëri.

Në njoftimin e Policisë së Kukësit bëhet me dije se  38-vjeçari me inicialet E.A., banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, është ndaluar në aksin rrugor Kukës-Morinë teksa udhëtonte me një furgon.

Pas kontrollit, në furgon janë pikasur 800 kilogramë duhan të futur në thasë dhe pa faturë shoqërimi. Për këtë arsye, malli u sekuestrua, ndërsa i riu u vu në pranga.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.

Në aksin rrugor Kukës-Morinë është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 800 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit