Futi në izolim Kurtin/ Del përgjigja e analizave të zyrtarit të qeverisë

Futi në izolim Kurtin/ Del përgjigja e…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nesër do të dalë nga vetizolimi.

Zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, i cili u bë shkas që Kurti të vetizolohej sot, ka rezultuar negativ.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Syri.net Kosova, i cili ka sqaruar se zyrtari është shoferi i ministrit të Integrimeve, Blerim Rekës.

E sot janë vetizoluar të dy kabinetet, ai i Qeverisë në detyrë dhe i Ministrisë së Integrimeve.

“Rastet e tilla si sot, duhet të na ftojnë për vëmendje, përkujdesje dhe në zbatimin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të ekspertëve mjekësorë”, ka thënë Kryeziu. /Syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit