G7 bën thirrje për pauzë humanitare në Gazë: Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por sipas ligjit

G7 bën thirrje për pauzë humanitare në…

Diplomatët e lartë nga Grupi i Shtatë (G7) kanë bërë thirrje për “pauza humanitare” në bombardimet e Izraelit në mënyrë që t’u jepet ndihma civilëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Ministrat e jashtëm nga  7 vendet kryesore, njoftuan të mërkurën se kanë rënë dakord për një qëndrim të unifikuar për luftën Izrael-Hamas, pas takimeve intensive në Tokio. “Ne theksojmë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten “, por “në përputhje me ligjin ndërkombëtar “, thuhet në deklaratë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministrat e jashtëm të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Japonisë dhe Italisë theksuan se ata “mbështesin pauzat humanitare për të lehtësuar ndihmën urgjente të nevojshme, lëvizjen civile dhe lirimin e pengjeve”.

Në deklaratën e tyre përfundimtare, ministrat e jashtëm thonë se janë “më të bashkuar se kurrë në ndjekjen e paqes, sigurisë, prosperitetit ndërkombëtar” dhe përsërisin “kundërshtimin e tyre të fortë ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar statusin e vendosur në mënyrë paqësore të territoreve me forcë ose detyrim. Kudo në botë. Përpjekje të tilla minojnë sundimin e ligjit, i cili mbron të gjitha kombet, veçanërisht ato të cenueshme, si dhe sigurinë globale dhe dinjitetin njerëzor.”

G7 e bën të qartë se anëtarët e saj “janë të përkushtuar të punojnë ngushtë me partnerët për të përgatitur zgjidhje të qëndrueshme afatgjata për Gazën dhe kthimin në një proces më të gjerë paqeje në përputhje me parametrat e rënë dakord ndërkombëtarisht”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit