Gabim në përzgjedhje| Rihidhet sërish shorti i Uefa Champions League

Gabim në përzgjedhje| Rihidhet sërish shorti i…

Pas fazës së grupeve, ekipet e kualifikuara për më tej në Uefa Champions League njohën kundërshtarin e radhës në shortin e hedhur disa minuta më parë. Por një gabim në procedurën përzgjedhëse të goglave, bëri që drejtuesit e UEFA-s të merrnin një vendim të pa ndodhur më parë, për rihedhjen e shortit.

Filimisht shorti vuri përballë Villarreal-Manchester United, gogla e anglezëve u hoq nga vazo pasi kanë qenë në një grup dhe çifti pasardhës ishte Villarreali-Manchester City-n.

Më pas u zgjodh Atletico Madrid, ndërsa gogla e Manchester United nuk u fut në vazo për shortin pasardhës, duke vënë përballë Atletico Bayern. Shorti do të rinisë në orën 15:00, për të parë edhe njëherë fatin e goglave për kompeticionin europian më të pëlqyer nga futbolldashësit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit