Gabimi fatal/ Studenti në Greqi ngatërroi biletën dhe udhëtoi me trenin që u përplas

Gabimi fatal/ Studenti në Greqi ngatërroi biletën…

Gabimi që u bë me biletën bëri që një student në Greqi të udhëtonte me trenin që u përplas në Larisa. Studenti Michalis Klapsis ka treguar se ka hyrë në tren pasi i është bërë një gabim me biletën. Ishte ky gabim që e çoi atë në tren dhe përjetoi të gjithë skenën e tmerrshme

Unë duhej të udhëtoja me trenin e mëparshëm, duhej të nisesha në orën 17:20, por ata kishin bërë një gabim me biletën time, ma kishin prerë për të nesërmen, ndërsa unë u kisha thënë për të martën. Hyra në tren dhe erdhi një vajzë dhe më tha “uluni në vendin tim”. Zbrita të ndërroj biletën dhe më thonë ‘do ikësh me tjetrin’”, tha studenti Michalis Klapsis.

Kur u pyet se si e përjetoi përplasjen, Michalis theksoi “Si në filma? Ndjemë tre goditje të njëpasnjëshme, dëgjuam zëra dhe po shihnim njerëz që digjeshin para syve tanë“. Klpasis tha se ai dhe disa të tjerë mundën të dilnin nga dritarja, xhami i të cilës ishte thyer. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit