Gafa e ministres së Ramës në Kuvend: 0.075 euro baraz me 7.5 euro

Gafa e ministres së Ramës në Kuvend:…

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, doli sot në Kuvend duke u drejtuar si fillim tek deputetët e pranishëm dhe duke kërkuar qetësi në sallë para se të merrte fjalën!

Ajo mbajti një fjalim ku foli për koncesionin 1.2 miliardë euro, për rrugën Milot-Fier. Në tentativë për të bërë gjithologen dhe për t’i dalë në mbrojtje tenderit qeveritar të radhës, Balluku bëri një sërë gafash.

Pasi quajti deputetët e opozitës së vërtetë “lukuni e rrugës” Balluku bëri e një sërë zbulimesh:

Si fillim tha se rruga Milot-Fier, paska qenë ëndrra e gjithë shqiptarëve e madje projekti më i madh ndonjëherë që qeveria shqiptare ka bërë në infrastrukturë.

Kjo deklaratë e Ministres, e lë pas atë të Kryeministrit, që kur prezantoi projektin, tha se më këtë projekt do shkurtohet rruga Milot-Fier.

Sipas tij, do të shkohet për 3 orë nga Miloti në Fier dhe anasjelltas. Ndërsa distanca tre orë është edhe pa u ndërtuar rruga e re pasi Milot -Tiranë është jo më shumë se 1 orë e 45 minuta dhe Tiranë -Fier jo më shumë se 1 orë e 15 minuta.

Po ku qëndron risia që as ministrja as Kryeministri nuk përmendin?

E reja e kësaj rruge, i bie të jetë që do shpenzohen 1.2 miliardë dhe do ketë pagesë. Ama tek pagesa Balluku lëshoi perlën e radhës:

Kjo autostradë do të kushtojë 0.075 euro për kilometër, ose ndryshe 7.5 euro për kilometër, asnjë lekë më shumë.

Dhe me këtë deklaratë la pa fjalë edhe Kryetarin e Akademisë së Shkencave, matematikanin Skënder Gjinushi që dëgjonte nga ana tjetër e murit.

Askujt veç Ballukut nuk ia kishte prerë mendja që 0.075 është as më shumë e as më pak se 7. 5, ose e shprehur matematikisht: 0.075 = 7.5.

Në fjalën e saj në Kuvend sot Belinda tregoi edhe racizëm fetar pasi duke e akuzuar opozitën zbuloi këtë anë të panjohur të saj.

Në fillim i quajti “zëdhënës të Apokalipsit” por u pendua shpejt dhe tha: “Apokalipsi është fjalë elegante për ju, jeni zëdhënës të Qametit”.

Por çfarë dallimi ka apokalipsi dhe qameti?

Janë e njëjta fjalë, e para në Bibël e dyta në Kuran. Bëhet fjalë për fundin e Botës. Ajo e Biblës sipas Ballukut është elegante, ndërsa kjo e Kuranit është banale dhe i shkoka më shumë opozitës.

Dhe si përfundim duke mos u mjaftuar me perlat që lëshoi sot në Kuvend Balluku përmbylli fjalën duke u thënë deputetëve të opozitës: Jeni injorantë! /GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit