Gafat në fjalimet publike, Biden: Kujtesa ime është e mirë

Gafat në fjalimet publike, Biden: Kujtesa ime…

Presidenti amerikan Joe Biden i ruajti me vetëdije dokumentet e klasifikuara pasi shërbeu si zëvendëspresident në 2017, por nuk do të përballet me akuza penale. Prokurori i posaçëm Robert Hur vendosi të mos ndiqte akuza penale sepse Biden bashkëpunoi me hetimin e tij dhe nuk rrezikon burgun për keqpërdorimin e dokumenteve qeveritare. Dosjet tepër sekrete u gjetën në shtëpinë e Biden në Wilmington, Delaëare, dhe në ish zyrën private nga 2022-2023. Prokurori i posaçëm u shpreh se presidenti amerikan i kishte mbajtur dokumentet e klasifikuara, të cilat kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe ushtarake në Afganistan.

Hur u shpreh se Biden është një person me qëllime të mira, por me kujtesë të dobët. Gjatë fjalimit Biden tha se ishte i kënaqur që një avokat special përfundoi një hetim pa ngritur akuza, por e kritikoi atë pas akuzave për moshën. “Kujtesa ime është e mirë. Hidhini një sy asaj që kam bërë që kur jam bërë president”, u shpreh Biden. Mes të tjerash gjatë fjalimit, Biden ngatërroi presidentët e Meksikës dhe Egjiptit.

Siç e dini, fillimisht presidenti i Meksikës, Sisi, nuk donte të hapte portën në Gaza për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare. Unë fola me të, e binda.”, tha ai. Jo vetëm kaq por, një tjetër ngatërresë u bë sërish virale në media kur presidenti amerikan ngatërroi Angela Merkel me kancelarin gjerman Helmut Kohl, i cili vdiq në 2017 me të cilin sipas tij kishte zhvilluar një bisedë. Incidentet janë bërë të shpeshta pasi Biden, 81 vjeç është personi më i vjetër që ka shërbyer si president i SHBA-së. Sondazhet tregojnë se mosha e presidentit është një shqetësim për votuesit amerikanë. Ndërkaq edhe ish presidenti amerikan Donald Trump gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij, e quajti Viktor Orban liderin e Turqisë, një video e cila u bë gjithashtu virale në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit