Galeria në Durrës në kushte skandaloze, Ministria e Kulturës lë në terr informativ qytetarët

Galeria në Durrës në kushte skandaloze, Ministria…

Galeria në Durrës ndodhet në kushte katastrofike. Në bazë të një denoncimi të ardhur në redaksinë e TVA News, një qytetar na tregon për kushtet skandaloze dhe tmerrin në të cilën ndodhet kjo godinë kulturore.
Suvaja e tavanit dhe muret të prishura nga lagështia dhe era e keqe që vjen si pasojë e kësaj, është pasqyra që të shfaqet sapo hyn në derën e Galerisë.


Ministria e Kulturës në faqen e saj zyrtare nuk publikon asnjë të dhënë mbi godinat që janë rikonstruktuar apo ato që mund të jenë në proces, ndaj dhe mbetet e paqartë se kur është vënë dorë për herë të fundit.
Po ashtu, edhe nga ana e bashkisë së Durrësit, nuk ka asnjë publikim në faqen zyratre për Galerinë. Artdashësit, të cilët shkojnë në këtë godinë, shprehin rezerva dhe shpresojnë për një reagim sa më të shpejtë nga ana e institucioneve.

Pershendetje TVA Isha te Galeria ne Durres te bashkia, dhe pash gjendjen skandaloze qe ndodhet . Publikoje ndoshta investojn dicka per ta rregulluar,se te vjen keq kur e sheh ashtu . Lere me nga era qe te kundermonte. Faleminderit”, thuhet në denoncimin e mbërritur në redaksinë tonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit