Gallata e Sandër Lleshit, mburret me uljen e numrit të aksidenteve për 2020-ën, por në 3 muaj nuk lëviznin makinat

Gallata e Sandër Lleshit, mburret me uljen…

Sandër Lleshi vazhdon të jetë unik në llojin e tij.

Përveç vjedhjeve me tendera në Ministrinë e Brendshme, Lleshi tallet haptazi edhe me shqiptarët.

Diçka të tillë e ka bërë sot nëpërmjet një postimi, ku kërkon të marrë merita, por gjithçka i kthehet si ‘boomerang’.

Lleshi mburret me faktin se në vitin 2020, rrugët kanë qenë më të sigurta dhe ka pasur më pak aksidente.

Në një postim, ai shkruan se kurba e aksidenteve është ulur, në krahasim me vitet 2013 dhe 2019.

Në 2019, për 7-mujorin e parë pati 862 aksidente, ndërkohë këtë vit, për 7 muaj janë regjistruar 635 aksidente.

Diferenca nuk është aq e madhe, por llogarit këtu edhe faktin se për 3 muaj, nga marsi deri në maj, rrugët ishin bosh.

Kufizimet prej pandemisë, bënë që nëpër rrugë të lëviznin vetëm disa mjete me autorizim.

Të gjithë i mbajmë mend pamjet që rrugët ishin të boshatisura dhe njerëzit në karantinë.

Kudo kishte postoblloqe policie që kontrollonin autorizimet për të lëvizur, dhe shumë të rralla ishin makinat.

Këto skena vijuan deri në qershor, ku u bë më pas e mundur lëvizja e lirë e mjeteve në çdo qytet.

Ky pra është Sandër Lleshi, mburret me shifra që nuk kanë ndonjë diferencë kush e di se çfarë, por mbi të gjitha edhe në kohë pandemie kur makinat kanë qenë të parkuara…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit