Gallata Video/ Veliaj u shmanget gazetarëve nga frika e pyetjeve për Ndraghetën, por harron biçikletën tek selia e PS

Gallata Video/ Veliaj u shmanget gazetarëve nga…

Edhe Rama edhe Veliaj e kanë kyçur gojën dhe nuk pranojnë të flasin për skandalin e përgjimeve të antimafias italiane nga frika se po u prononcuan para kohe, dosja ende e pazbardhur mund t’iu hapë problem. Ata kanë refuzuar t’u përgjigjen sot gazetarëve që qëndronin tek hyrja e selisë së PS.

Por nëse kryeministiri është larguar duke belbëzur vetëm “çfarë pyetje keni?- ndaj një kërkese të Muhamed Veliut, Erion Veliaj, si gjithmonë ka ditur të jetë më qesharak. Ai ka vajtur në selinë e PS-së me biçikletë, por nga frika se duhet të japë një prononcim për gazetarët, kur ka dalë ka zgjedhur derën e pasme. Biçikletën thjeshtë e ka harruar tek dera e PS-së. Dhe sikurse ka publikuar më pas në facebook gazetarja Ambrozia Meta, që gjendej aty, biçikletën e braktisur  është kujtuar ta marrë më pas një punonjës i bashkisë. Gjithsesi deri më tani kryebashkiaku ia ka arritur t’u shpëtojë mikrofonave për skandalin e 20% të lejeve të Ndraghetës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit