Gara e Tiranathlon, kufizohet qarkullimi në disa akse të Tiranës

Gara e Tiranathlon, kufizohet qarkullimi në disa…

Sot pranë Liqenit të Farkës zhvillohet gara sportive “Tiranathlon”, e cila përfshin notin, çiklizmin dhe vrapimin. Për shkak të aktivitetit, qarkullimi i mjeteve do të kufizohet nga ora 08:00 deri në 13:00 në disa akse të Tiranës, kryesisht në zonën nga Farka dhe TEG-u deri në Shkozë.

Sipas planit të masave të publikuar nga Bashkia e Tiranës, kufizimet do të prekin rrugën “Daxhit”, Bulevardin “Zhan D’Ark”, Bulevardin “Bajram Curri”, segmentin TEG–Ura Shkozë dhe një pjesë të Unazës së Madhe, nga nyja e rrethrrotullimit të Freskut drejt TEG-ut. Automjetet do të devijohen në disa segmente për të garantuar zhvillimin e aktivitetit sportiv.

Ndryshime do të ketë edhe në qarkullimin e transportit urban. Linja 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” do të devijohet përkohësisht te ura e Brrylit, ndërsa linja 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit” do të pezullohet gjatë zhvillimit të aktivitetit. Mjetet e emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojnë të qarkullojnë normalisht.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit