Gara për kreun e ri të SPAK, asnjë prokuror nuk është i interesuar

Gara për kreun e ri të SPAK,…

Në krye te SPAK për momentin është Arben Kraja, të cilit i mbaron mandati në 18 dhjetor. Me 2 nëntor është afati i fundit pë të dorëzuar kandidaturën për të qenë pjesë e zgjedhjeve në drejtimin e SPAK.

Gara e cila ështe hapur që me 16 shtator vazhdon. Mësohet se deri tani asnjë prokuror nuk ka shfaqur interes për të qenë drejtues i ri i strukturës antikorrupsion.

Në njoftim thuhet se në momentin që do të ketë një kandidat do të lajmërohen mediat.

“Deri ditën e sotme më datë 10.10.2022, pranë KLP-së nuk ka shprehur interes asnjë prokuror, për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Në momentin që do të kemi kërkesa për kandidaturë, do të njoftoheni”– thuhet në një njoftim të shpërndarë në media.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit