Gara për “përbindëshin” më të lartë/ Mirela Papuli do të ndërtojë kullën 58 katëshe në zemër të Tiranës

Gara për “përbindëshin” më të lartë/ Mirela…

Një kullë me 58 kate do të ndërtohet tek Rruga e Kavajës, aty ku sot është Volkswageni. Deri më tani kulla më e lartë në Shqipëri ishte “Downtown One”, kulla 40 katëshe e kompanisë Kastrati. Por, së shpejti kulla më e lartë do të jetë 58 katëshi tek Rruga e Kavajës.

Lejet që japin Bashkia Tiranë dhe KKT për këto ndërtime duket si një garë mes biznesmenëve se kush prej tyre ndërton kullën më të lartë. Dhe ndërtuesi i “përbindëshit” tek Rruga e Kavajës do të jetë një grua. Bëhet fjalë për Mirela Papulin, pronare e kompanisë “Classic S & J”, e themeluar në vitin 2007.

Pas saj qëndron i shoqi Agron Papuli, i njohur e ngushtë të kryeministrit Edi Rama. Pasi ka përfituar dhjetëra kontrata tenderuese pa garë fare nga “Rilindja”.

Vendimi për këtë kullë u dha në tetor të vitit 2022 nga KKT. Në këtë vendim përfshiheshin edhe  12 kulla të reja në Tiranë, një pjesë e të cilave në zonën më të dendur të saj, në ish-Bllok. Pa asnjë shpejtim zyrat dhe ligjor, ky vendim është mbajtur i fshehtë për muaj të tërë.

Por, kjo nuk është hera e parë që Papuli gostitet me kontrata të tilla. Sikur duket ajo ka raporte të mirë nga të gjitha palët politike.

Kujtojmë se firma “Classic S & J”, është denoncuar disa herë se  dha një vilë kryetarit të opozitës, Lulzim Bashës, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës, që në kushte normale duhet të paguante 3 mijë euro në muaj.

Por, gjithçka u dha falas. Gjithashtu, Papuli gëzon edhe lejen e ndërtimit për një kompleks vilash në Himarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit