“Garda Vullnetare Shqiptare” kërcënon me jetë kryeministrin në detyrë të Kosovës dhe familjen e tij. Reagon Albin Kurti

“Garda Vullnetare Shqiptare” kërcënon me jetë kryeministrin…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një kërcënim nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, sipas të cilës aksionet e saj do të jenë të shtrira në të gjithë territorin e Kosovës.

Kjo “Gardë” thekson se simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje po organizojnë protesta më 29 maj kur pritet të jepet vendimi nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me mandatimin nga  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të Abdullah Hotit të LDK-së për formimin e qeverisë së re.

Në reagim, Kurti thekson se kërcënim vjen ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe posaçërisht kryetares së saj, Arta Rama-Hajrizi.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër.

Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata.

Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin.

Dekreti i Presidentit nuk është amandament kushtetute. Për çka nuk flet Kushtetuta nuk mund të flasë Presidenti. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë.

Ne jemi duke i ndjekur me kujdes zhvillimet teksa po presim Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në zgjedhjet e ardhshme do ta thellojmë diferencën si asnjë subjekt tjetër i parë në Kosovën e pasluftës.

Reagimi nga “Garda Vullnetare Shqiptare”:

/Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit