Gashi bën rrëfimin e sinqertë në lidhje me prindërit

Gashi bën rrëfimin e sinqertë në lidhje…

Gashi është ndër artistët me origjinë shqiptare që ka arritur një sukses të padiskutueshëm në arenën ndërkombëtare. Pavarësisht se ai ka pak vite që është afirmuar si artist, ka arritur disa suksese me këngët e tij që janë kthyer në hite botërore. Gashi ka treguar gjithmonë se ka punuar fort për të arritur këtu ku është sot, por siç duket prapaskenat e suksesit nuk janë po aq të bukura.

Në një rrëfim shumë të sinqertë të bërë në rrjete sociale, Gashi ka treguar se ai asnjëherë nuk ka pasur mundësi të pushojë me prindërit e tij, duke qenë se gjithmonë ka rendur pas punës. Reperi shprehet se 2 javët e fundit i ka kaluar duke pushuar me familjarët dhe e ka kuptuar se sa e rëndësishme është të kesh pranë njerëzit më të afërt. Gashi thotë se edhe gjatë kohës së pandemisë ka qenë i zënë me punë, për shkak të albumit “1984”, të cilin do e publikojë së shpejti.

Prindërit e mi udhëtuan me avion për të më vizituar mua në Los Angeles dhe këto ishin 2 javët më të bukura të të gjithë jetës sime. Asnjë sukses dhe as sasi e madhe parash nuk mund të zëvendësojnë ndjenjën që unë kisha kur isha me ta. Kam qenë shumë i zënë me punë, madje edhe gjatë pandemisë isha shumë nervoz për publikimin e albumit tim ‘1984’, sepse tani po ndodhin kaq shumë gjëra në botë që jam shumë më të rëndësishme se publikimi i një kënge. Kam pasur shumë sukses vitet e fundit, kam bërë para, por asnjëherë nuk kam bërë pushime apo nuk jam relaksuar në shtëpi, sepse gjithmonë kam qenë i mbyllur në studio. Por këto 2 javët e fundit më bënë të kuptoj rëndësinë e familjes sime dhe mu kujtua përse nisa ta bëja edhe gjithë këtë punë. Ju dua!”, ka shkruar Gashi në postimin e tij.

Reperi ka paralajmëruar se në albumin e tij do të ketë edhe dy bashkëpunime me artistë me origjinë shqiptare, Pink Sweats dhe Njomëza.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

I flew my parents out to visit me in LA it was the greatest 2 weeks of my entire life. No amount of success or money could replace the feeling I had hanging out with them. I’ve been so caught up with work even during a world pandemic I was so fucking nervous about releasing 1984 album because there’s so much going on in the world right now that’s way more important than dropping music. I’ve had so much success in the recent years made money but never really ever had a vacation or even chilled at home because I always locked myself in the studio…But these past two weeks made me see how important my family is I had to be reminded why I even started doing all this to begin with. Love you

A post shared by GASHi (@gashi) on

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit