Gati 5 vite nga tërmeti, Sako përzë banorët nga shtëpia: Do rikonstruktojmë pallatin!

Gati 5 vite nga tërmeti, Sako përzë…

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, la pas mbi 50 viktima, shumë të plagosur, e qindra familje në zonën e Durrësit në qiell të hapur. Që nga ai moment, qytetarët janë lënë në harresë, edhe pse nga BE u dhanë fonde dhe grante, të cilat, ashtu siç ka treguar koha, nuk shkuan atje ku duhej. Me shtëpi të dëmtuara dhe pa bonus qeraje, shumë banorë në Durrës kanë vënë jetën në rrezik, duke u rikthyer në banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti.

Kur ndodhemi në vitin e 5 pas tërmetit, qeveria dhe Bashkia e Durrësit janë kujtuar për të bërë rikonstruktim të pallatit, duke u kërkuar banorëve që të largohen. Por të ndodhur në vështirësi, banorët kanë refuzuar të dalin dhe i kërkojnë bashkisë riinspektim, me argumentin se struktura nuk është e dëmtuar. Por refuzimit të banorëve të pallatit 13 katësh, bashkia u është përgjigjur në mënyrën më të egër. Këtij objekti pranë drejtorisë së policisë, si dhe një tjetër pallati pranë shkollës Hajdar Dushi, në situatë të ngjashme me të, u është ndërprerë furnizimi me ujë dhe energji elektrike, për t’i detyruar banorët të largohen.

Por ku ishte bashkia për vite me radhë për ta rikonstruktuar pallatin kur banorët ishin në banesa me qera? Pse u kujtua pikërsht tani, duke mos u dhënë as bonus qeraje? Kryebashkiakja Emirjana Sako dërgoi policët e institucionit që drejton dhe kur e pa që nuk ja doli dot, iu heq ujin dhe dritat, shërbimet më jetike për një jetesë normale minimale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit