Gati për BE, por ujë me orar, Lapraka në mëshirë të fatit prej vitesh

Gati për BE, por ujë me orar,…

Banorët e zonës së Laprakës, konkretisht te pallatet pas çerdhes nr. 30 në rrugën “Pandi Dardha”, përballen me ndërprerje të përditshme të furnizimit me ujë. Uji mungon çdo ditë nga ora 14:00 deri në 18:00 dhe sërish nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, duke e bërë të vështirë jetesën, sidomos për familjet me fëmijë dhe të moshuar.

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme drejtuar UKT-së, Bashkisë së Tiranës dhe përmes platformës së bashkëqeverisjes, situata nuk ka ndryshuar.

Përpjekjet për të vendosur një depozitë uji si zgjidhje e përkohshme janë penguar, pasi konsiderohet “shkelje”.

Banorët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme nga institucionet përkatëse.

Mesazhi i qytetares:

“Jam banore e zonës së Laprakës. Kam rreth 5 vite që banoj aty, saktësisht te pallatet pas çerdhes nr. 30, pjesë e rrugës “Pandi Dardha”.

Kemi mungesë të vazhdueshme të ujit. Furnizimi me ujë ndërpritet çdo ditë nga ora 14:00 deri në 18:00 dhe përsëri nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Ankesa kemi bërë pa fund pranë UKT-së, platformës së bashkëqeverisjes, si dhe pranë Bashkisë së Tiranës. Nuk jetohet pa ujë!

Vendosja e një depozite uji nuk na lejohet, pasi thuhet se është “shkelje”, ndërkohë që jemi familje me fëmijë dhe të moshuar.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit