Po përgatiste atentat, prangoset 23-vjeçari në Vlorë

Po përgatiste atentat, prangoset 23-vjeçari në Vlorë

Një 23-vjeçar me inicialet D.S ka rënë sot në prangat e Policisë Vlorë. Pasi dyshohet se ai bënte pjesë në një grup kriminal. Të dhënat e publikuara nga policia tregojnë se, atij i është sekuestruar 500 gram eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë. Sipas policisë, i riu po përgatitej të kryente ndonjë atentat.

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen 500 gram eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë. Gjithashtu, sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, lëndë narkotike, veshje si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Arrestohet në flagrancë 23-vjeçari që i mbante të fshehura në banesën e tij. 23-vjeçari dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal që po përgatitej për një krim të rëndë”, njofton policia.

Gjithashtu, nga kërkimet në shtëpinë e tij janë sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 armë gjahu, 38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 2 uniforma policie, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.

Ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur planin e të riut dhe bashkëpunëtorët e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit