Gati projektligji/ Italia futet në garë me Gjermaninë për shqiptarët, ka mijëra vende të lira pune

Gati projektligji/ Italia futet në garë me…

Për shqiptarët hapet një tjetër destinacion emigrimi për punësim të sigurtë. Pas Gjermanisë, e cila po rrëmben mjkët, profesionistët e ndryshëm dhe forcën punëtore, Italia është shteti i radhës që ka shfaqur nevoja urgjente. Bëhet fjalë për një nevojë prej mijëra vende pune të cilat kërkohen të plotësohen me shtetas ekstrakomunitarë.

Fillimisht Italia për 82 705 mijë vende pune të hapura që prezantuan në fund të muajit mars, mori mbi 240 mijë kërkesa për punësim. Por këto shifra nuk mjaftojnë dhe shteti fqinj kërkon të hapi një fazë të re rekrutimesh. Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Brendshme Italiane do të ndjekin rregullin kronologjik të dorëzìmit të dokumentaionit të plotë për t’u pranuar.

Agjencia e sipërmarrësve të agrobiznesit ka deklaruar se Italisë i duhen të paktën 100 mijë krah pune për të mbledhur produktet e stinës e dhjetëra mijëra punonjës të tjerë në sektorin e turizmit, transportit e kujdesit të individit. Gjatë kësaj të marte palët sociale kanë zhvilluar një takim me autoritetet e Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale për të analizuar nevojat e tregut të punës me objektivin e realizimit të një plani trevjeçar 2023-2025 sa më përmbushës për nevojat e ekonomisë italiane.

Padyshim që një vend të mirë të punësimeve do të kërkohen edhe nga Shqipëria si një vend me eksperiencë në fushën e bujqësisë dhe turizmit. Pagat më të larta dhe kushtet e punës mund të joshin mijëra të rinjë e forcë mesatare pune të largohen nga vendi shumë shpejt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit