Gattuso bën dedikimin prekës: Fitoren ia kushtoj motrës sime të ndjerë!

Gattuso bën dedikimin prekës: Fitoren ia kushtoj…

Napoli u kualifikua në finalen e Kupës së Italisë pas barazimit 1-1 me Interin në “San Paolo” (Ndeshja e parë në “San Siro” përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të napoletanëve).

Në fund të ndeshjes, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso u shfaq shumë i emocionuar përpara kamerave.

Dy javë më parë Gattuso, humbi të motrën, Francescan, e cila u nda nga jeta në moshën 37 vjeçare, për shkak të një sëmundje të rëndë.

Tekniku italian në një prononcim për “RaiSport” u shpreh se fitoren ndaj zikaltërve ia dedikon pikërisht, motrës së tij.

“Dua të falënderoj botën e futbollit, sepse të gjithë ishin pranë meje dhe familjes time në këto momente tepër të vështira. Fitoren ia dedikoj familjes, prindërve dhe motrës time. E doja aq shumë, ishte një humbje e madhe” u shpreh Gattuso.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit