Gazeta Atdheu siguron dëshminë, Stjuart Smakaj pranon vràsjen e shokut të ngushtë

Gazeta Atdheu siguron dëshminë, Stjuart Smakaj pranon…

Gazeta Atdheu ka siguruar dëshminë e autorit të vràsjes së 23-vjeçarit Gledis Kraja dy netë më parë në Shkodër. Stjuart Smakaj, ka pranuar autorësinë e krimit përpara pólicisë, ndërsa ka shtuar se shokun e tij të ngushtë, e kapën plumbat gabimisht, pasi nuk e ka parë.

“Nuk e dija që aty ishte shoku im Gledisi. Kam marrë àrmën për të qëlluar drejt Denis Halilit. Jam i penduar. Shokun e kam vràrë gabimisht. Qëllova në drejtim të makinës ku ishte Denisi, nuk e dija që pas automjetit ishte Gledi. Sherri nisi për parkimin e kamionçinës së mobilerisë. Më pas vetëm kam marrë àrmën e kam qëlluàr.”-është shprehur Stjuart Smakaj para autoriteteve.

E gjitha nisi për një vend parkimi

Ngjarja tragjike ka nisur për një vend parkimi. Stjuart Smakaj, dhe i vëllai Sebastian Smakaj, fillimisht kanë debatuar me shoferin dhe pronarin e mobilerisë që iu kishte sjellë mobiljet në banesë.

Në këtë moment, shoku i tyre Gledis Kraja afrohet për ti mbështetur. Situata agravon. Stjuart Smakaj shkon drejt banesës së tij ku merr një àrmë zjarri automatike.

Nga kati i dytë i banesës qëllon drejt Denis Halilit të mobilerisë. Ky i fundit së bashku me një person tjetër kur e panë Stjuartin të àrmatosur janë larguar me automjet.

Në momentin që Smakaj ka qëlluar me breshëri, plumbat kanë kapur Krajën gabimisht. Ai u plagos, por më pas u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë.

Deri tani, në duart e policisë ndodhet vetëm Stjuart Smakaj, i vëllai Sebastiani së bashku me të atin janë ende në kërkim./GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit