Gazeta gjermane: 22-vjeçarja shqiptare që kishte fluturuar nga Tirana, ishte e infektuar me mutacionin britanik të Covid-19

Gazeta gjermane: 22-vjeçarja shqiptare që kishte fluturuar…

Një gazetë gjermane shkruan se një vajzë 22-vjeçare që u kthye nga Shqipëria, dhe shfaqi simptoma të lehta të mutacionit britanik të koronavirusit është zbuluar në Taunus, një qytezë pranë Heisenit.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se ky ishte edhe rasti i parë në atë zonë. Si një masë paraprake, autoritetet shëndetësore gjermane kryen një sekuencë gjithëpërfshirëse të mostrës laboratorike.

Sipas Departamentit Lokal të Shëndetësisë, 22-vjeçarja shqiptare e infektuar me variantin e ri britanik të koronavirusit, pasi udhëtoi nga Tirana drejt qytetit gjerman ku jeton si emigrante, po mbahet në karantinë.

Deri në këto momente autoritetet shqiptare pretendojnë se nuk ka raste të reja të koronavirusit në Shqipëri.

Sipas mediave të huaja, simptomat e virusit britanik janë të ngjashme me simptomat e viruseve të tjera, por ndryshojnë vetëm nga transmetueshmëria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit