Gazeta prestigjoze demaskon ambasadorin Soreca: Vijon të keqinformojë Brukselin

Gazeta prestigjoze demaskon ambasadorin Soreca: Vijon të…

Akuzat se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë keqinformon Brukselin për të mbështetur qeverinë Rama, duket se nuk janë vetëm të tilla…

Gazeta “New Europe” me bazë në Bruksel, ka publikuar një artikull me titull “Ambasada e BE në Tiranë vijon të to keqinformojë Brukselin“. Në artikull, kritikohet kryeministri Edi Rama i cili ka mohuar ekzistencën e 15 kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë, përpara nisjes së bisedimeve me Bashkimin Europian. Po ashtu, kritikohet veçanërisht edhe roli i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe i shefit të misionit, Luigi Soreca, i cili nuk i përmendi 15 kushtet në mbledhjen e Këshillit të Integrimit.

Artikulli

“New Europe” konsideron se delegacioni i BE-së, shpesh e keqinformon Brukselin për situatën reale në Shqipëri, ndryshe nga vendet anëtare, që kanë raportime objektive mbi situatën, nëpërmjet ambasadave të tyre.

Ditën tjetër [pas mbledhjes së Këshillit të Integrimit], ai [Rama] e çuditi publikun duke e mohuar me forcē dhe në mënyrë të përsëritur ekzistencën e këtyre kushteve të reja, të cilat do të krijonin të çara në përpjekjen propagandistike për të portretizuar suksesin e padiskutueshëm dhe të pashembullt”, thuhet në shkrim, lidhur me qasjen mohuese të Ramës ndaj 15 kushteve.

Ndryshe nga qëndrimi i Ramës dhe shefit të delegacionit të BE-së, Soreca, ambasadorët e vendeve anëtare i kanë përmendur në mënyrë të përsëritur kushtet. Gazeta përmend rastin e Ambasadorit austriak, Christian Steiner, apo thirrjet e Partisë Popullore Europiane, e cila paraqitin një amendament në rezolutën e Parlamentit Euripian, pasi Rama i kishte mohuar 15 kushtet.

Shefi i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Integrimit më 9 Qershor, por nuk përmendi kushtet e Këshillit në mënyrë të qartë. Në vend të kësaj, ai foli në mënyrë të përgjithshme për reformat dhe lavdëroi dialogun ndërpartiak

Delegacioni i Brukselit në Shiqipëri ka një reputacion të keq, për informimin e gabuar të Brukselit, lidhur me situatën reale në Shqipëri. Marrëdhëniet speciale të shefes së mëparshme, Romana Vlahutin dhe Ramës, kanë bërë që BE, të mos jetë e informuar sa duhet për situatën e vërtetë në terren, lidhur me prodhimin në masë dhe eksportin e drōgave të paligjshme nga Shqipëria, një fakt që e ka transformuar Shqipërinë në Kolumbinë e Europës“, thuhet në shkrim.

Pasi përmend marrëdhënien “speciale” mes Ramës dhe Vlahutin dhe impaktin e saj në raportimin e gabuar lidhur me situatën e kultivimit të drōgës në Shqipëri, në gazetë thuhet se edhe administrata e re, vijon të njëjtën praktikë duke raportuar gjendjen rozë në Shqipëri .

Praktika e delegacionit të BE-së, në shpërndarjen e informacionit të limituar dhe shpesh çorientuese ndaj Brukselit, vijon edhe në administratën e re. Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe drejtoria e përgjithshme e EEAS, janë kritikuar rregullisht nga vendet anëtare, të cilat kanë ambasadat e tyre në Tiranë, të cilat marrin një pasqyrë objektive të situatës, në vend të paraqitjes shumë rozë që misioni i BE-së bën për Shqipërinë”, thuhet më tej në shkrim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit