Gazetarët: Fisi Bajri ka lidhje të forta me politikën, SPAK duhet të hetojë

Gazetarët: Fisi Bajri ka lidhje të forta…

Aktiviteti kriminal i fisit Bajri nga Shkodra, që shtihet në Belgjikë, ka gjetur vend për diskutim gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin “Në Shënjestër”. Lidhur me tematikën në fjalë, folën Poli Hoxha dhe Fatjona Mejdini. Hoxha u shpreh se pjesëtarët e fisit Bajri janë të fuqishëm dhe se kanë lidhje me politikën tonë shqiptarë, ndërsa Mejdini deklaroi se fisi duhet gjykuar nga SPAK.

Poli Hoxha:

Kanë ndodhur skandale deri kryeministrash, ministrash po e po. Historia është e këtij lloji që ata çalojnë kur vjen puna në Shqipëri. Ata ishin tipikë sepse kryenin krime andej e vinin në Shkodër e merreshin me peshkim, baste, e më pas për këtë u arrestuan. Nëse flasim me letrat e gjykatës, e gjithë kjo organizatë, veç Safetit, që është dënuar nga autoritetet belge pjesa tjetër e grupit është dënuar për baste të pa ligjshme. Kjo është qesharake. Kjo që bëri gjykata më konfirmoi informacionin që Bajrat kishin kapur të gjitha institucionet që kishin në dorë në Shqipëri. Ata investonin, sidomos në polici. Kanë ardhur hetues belgë në Shqipëri dhe janë deskriptuar. Edhe Bajrat janë deskriptuar. Belgët kanë këtu një oficer kontakti që mbulon të gjitha vendet. Kjo është situata.

Fatjona Mejdini:

Unë mendoj që një grup si i Bajrave duhet të jetë në kompetencat e SPAK. S’më duket normale që këto grupe që janë grupe me efekt në të gjithë Evropën të gjykohet nga një gjykatë e Shkodrës.

Poli Hoxha:

Këta kanë krijuar një rrjet lidhjes, që vijojnë me politikën e më pas shtrihen për më tej. Ndodh që heqja dorë e SPAK-ut për Bajrat, por ka edhe raste të tjera që ne jemi habitur. SPAK merret me gjithçka, e ku heq dorë dhe ajo, vërtetoj fuqinë e tyre mbi institucionet shqiptare. Këtu bëhet fjalë për interkrim, polikrim, sepse ke shumë vepra penale. Kanë ardhur letër porositë nga Belgjika.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit