Gazetari Bashkim Tufa: Arroganca e shtetit po mban peng futbollin, sporti nuk është ‘KÇK’

Gazetari Bashkim Tufa: Arroganca e shtetit po…

Nisja apo jo e futbollit është kthyer në një temë të nxehtë këto ditë.

Nga ana e FSHF-së po bëhet ç’është e mundur për të caktuar një datë ëpr rifillimin e stërvitjeve dhe më pas të kampionatit, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete nga ana e qeverisë.

Për të folur për këtë çështje, i ftuar në emisionin informativ të pasdites në Syri TV me Enkeleida Zekon ishte gazetari Bashkim Tufa.

Pse nuk po nis futbolli – Kjo lloj heshtjeje mund të përkthehet në lloj lloj mënyrash. Do të thoja që është arrogancë e shtetit, papërgjegjshmëri, pasi FSHF-ja është detyruar të bëjë dy herë kërkesë ministrisë dhe institucioneve përkatëse. Edhe mbrëmë iu bë një tjetër kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë për të diskutuar. Federata e ka bërë një protokoll, madje Duka në emisionin e Zotit Peka e tejkaloi parashikimin tim, pasi mori përsipër edhe kostot e testeve.

Kam dëgjuar doktor Piperon që mund të fillojë futbolli. Ne hapim fasoneritë ku punojnë 200-300 vetë. Në futboll në javë aq janë, 200-300 vetë që marrin pjesë. E kam ndjekur protokollin, që rreth 170 vetë do asistojnë në një ndeshje.

Në Shqipëri janë 28 zona të gjelbërta. Po marr si shembull Gjirokastrën. Luftëtari duhet të fillojë stërvitjen, pasi është liruar. Fillimi i stërvitjes s’do të thotë se filluan ndeshjet. Ekipet kanë nevojë për një kohë të caktuar përgatitjesh, që të dalin në fushë.

Mesazhi – Mendoj se sporti dhe futbolli në veçanti, do jepte një mesazh të shkëlqyer psikologjik për gjithë popullin shqiptar, që kjo luftë u fitua. Këtë s’mund ta japë në Facebook, por duke rifilluar. Futbolli është më popullori në Shqipëri. Më 11 maj do lehtësohen masat, atëherë mund të lirohet edhe futbollit. Tirana për shembull ka mundësi ku të stërvitet dhe nuk ka pse të ndalohet. Në këtë mënyrë them që futbolli do të japë mesazhin që luftën me Koronavirusin e fituam.

Batuta “Të kapim çfarë të kapim” – Ne sportin e duam kur jemi mirë, kur shkojmë në Francë dhe i dalim përpara i presim. Sporti nuk është të kapim çfarë të kapim. Sportin duhet ta ndihmojmë, të ecë përpara, pasi sporti është jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit